Edona Gjinolli: Urime ‘Bota sot’, gazeta më e mirë në Kosovë 

Volejboll

Edona Gjinolli: Urime ‘Bota sot’, gazeta më e mirë në Kosovë 

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 18:37
Edona Gjinolli: Urime ‘Bota sot’, gazeta më e mirë në Kosovë 

Ish volejbollistja e mirënjohur, Edona Gjinolli, tha se ‘Bota sot’ gjithmonë ka shkruar për volejbollin, duke i dhënë hapësirë të gjitha klubeve.

Ish reprezentuesja e Kosovës, shprehet se qysh si fëmijë, është frymëzuar nga shkrimet sportive në gazetën ‘Bota sot’ dhe pastaj si volejbolliste gjithmonë e ka përkrahur edhe në momentet më të vështira.

“Urime ‘Bota sot’, gazeta më e mirë në Kosovë.

Image

Jemi rritur me shkrimet e gazetës ‘Bota sot’, gjithmonë na ka përcjellë dhe na ka motivuar me shkrimet e saja. Edhe sot është një drita e fuqishme e informimit.

Do t’i jem mirënjohëse gjithmonë sepse me shkrimet e saja asnjëherë nuk ka lejuar që volejbolli të mbetet nën hijen e sporteve tjera”, uron Edona Gjinolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat