Volejbollistja 15-vjeçare e kombëtares kuqezi firmos në Itali

Volejboll

Volejbollistja 15-vjeçare e kombëtares kuqezi firmos në Itali

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 14:58
Volejbollistja 15-vjeçare e kombëtares kuqezi firmos në Itali

Volejbollistja 15-vjeçare shqiptare Kejda Kodra, ka arritur të firmosë me skuadrën italiane të Pallavollo Sicilia Catania. Lajmin e konfirmoi sot Federata Shqiptare e Volejbollit, që i bën jehonë këtij transferimi.

Kodra është produkt i disa seleksioneve që FSHV-ja ka bërë kohët e fundit me ekipet e moshave, lojtare që është rritur në Vlorë nën kujdesin e trajnerit Todi Driza. Në këtë transferim ka ndërhyrë edhe trajneri i kombëtares kuqezi, italiani Lucca Sechi.

Skuadra e re e volejbollistes kuqezi militon në Serinë A2 të Italisë dhe për Kejda Kodra kjo do të jetë një aventurë shumë pozitive për të ardhmen e saj.

Ajo është aktivizuar edhe me kombëtaren shqiptare për mosha në disa evente ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat