Së shpejt liga “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, si do të duket?

Volejboll

Së shpejt liga “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, si do të duket?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 17:50
Bahri Gjinovci është në të djathtë

Federata e Volejbollit e Kosovës dhe Federata e Volejbollit Shqiptar, po diskutojnë për mënyrën e organizimit të Ligës Kosovë - Shqipëri,  Liga “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në volejboll (meshkuj e femra).

Bahri Gjinovci, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se janë duke biseduar për krijimin e kësaj lige, e cila pritet të fillojë në vitin e ardhshëm.

Sipas Gjinovcit, pritet edhe një takim shumë i rëndësishëm dhe në muajin shkurt të vitit 2022 do fillojë liga “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

A do të jetë Liga me 6 apo me 8 ekipe, gjithçka do të vendoset me gjasë në takimin e nëntorit apo dhjetorit.

Gjinovci thotë se liga nuk do të jetë në formë turneu por ligë garuese me vajtje – ardhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat