Arbenita Ymeri befason: Këto lojtare kanë mundur të luajnë jashtë Kosovës

Volejboll

Arbenita Ymeri befason: Këto lojtare kanë mundur të luajnë jashtë Kosovës

Nga: K.Goca Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 22:14
Arbenita Ymeri befason: Këto lojtare kanë mundur të luajnë jashtë Kosovës

Ish volejbollistja e mirënjohur, Arbenita Ymeri – Bajramaliu, tha se Kosova ka pasur një gjeneratë shumë të mirë të lojtareve, e disa prej tyre i ka veçuar që kanë pasur nivel të luajnë edhe jashtë Kosovës.

Ajo ka përmendur disa ish volejbolliste por edhe gjeneratën e tanishme. 

“Kosova ka pasur lojtare të mira në secilën kohë, por disa prej tyre kanë mundur të luajnë edhe në nivel më të lartë, jashtë kufijve të Kosovës. 

Volejbolliste që kanë mundur të  luajnë jashtë vendit, janë si Makfire Brestovci, Shemsije Asllanaj, Vildane Jashari, Afërdita Sadiku, Ganimete Gërbovci e Arta Ramadani. Ndërsa te këto të rejat të viteve të fundit i kisha veçuar Rukije Mujaj dhe Dhurata Sylejmani”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot” Arbenita Ymeri – Bajraliu.

Arbenita është treguar modeste duke mos e përfshirë veten në listën e lojtareve që ka pasur nivel të luajë jashtë vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat