Gjyqtari i parë nga Kosova në seminarin 10-ditorë për avancim ndërkombëtar

Volejboll

Gjyqtari i parë nga Kosova në seminarin 10-ditorë për avancim ndërkombëtar

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 15:22
Istref Elezaj

Gjyqtari i parë nga Kosova në seminarin 10-ditorë për avancim ndërkombëtar!

Gjyqtari nga Kosova, Istref Elezaj, udhëtoi drejt Italisë, ku do të ndjekë kursin 10-ditorë për marrje të licencës si gjyqtar ndërkombëtar, i cili mbahet në Caorle të Italisë dhe zgjatë deri më 21 dhjetor.

Në këtë seminar marrin pjesë 26 gjyqtarë nga 26 vende të Evropës.

Istrefi, njëherit, është gjyqtari i parë nga Kosova që merr pjesë në një seminar për gjyqtarë ndëkombëtar që prej pranimit të Federatës së Volejbollit të Kosovës si anëtare me të drejta të plota e Federatës Evropiane të Volebollit (CEV).

FVK, në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve të Volejbollit, kishte nominuar Elezajn dhe gjyqtarin Burim Zymeri por, për shkak të numrit të kufizuar të pjesmarrësve, është pranuar vetëm Elezaj, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat