Konfederata Evropiane e Volejbollit me FVK-në, po realizojnë një projekt të madh

Volejboll

Konfederata Evropiane e Volejbollit me FVK-në, po realizojnë një projekt të madh

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:06
Konfederata Evropiane e Volejbollit me FVK-në, po realizojnë një projekt të madh

Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK) vazhdojnë projektin që synon stimulimin e të rinjëve dhe të rejave që të merren me sportin e voljebollit.

Nga ky projekt, i cili është vazhduar edhe për katër vitet e ardhshme, do të përfitojnë shkolla të ndryshme të volejbollit, duke u pajisur kryesisht me topa.

Përveç shkollave dhe grupmoshave të reja që merren me këtë sport, nga ky event do të përfitojnë edhe trajnerët kosovarë, të cilët do të kenë mundësi të marrin pjesë në seminare të ndryshme me anë të të cilave synohet avancimi dhe profesionalizimi i mëtutjeshëm i tyre.

Ky është lajm shumë i mirëseardhur për volejbollin kosovar, sidomos për të rinjtë dhe të rejat që aspirojnë të kultivojnë sportin e volejbollit në të ardhmen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat