Zhvillime interesante në volejbollin e Kosovës, këta lojtarë pritet të largohen

Volejboll

Zhvillime interesante në volejbollin e Kosovës, këta lojtarë pritet të largohen

Nga: K. Goca Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 20:41
Armend Berisha

Si gjithmonë afati kalimtar i dimrit sjell shumë të papritura edhe në sportin skofiar.  

Zhvillime interesante në volejbollin e Kosovës, disa lojtarë pritet të largohen në shtetet e rajonit!

Burimet tona të sigurta bëjnë të ditur edhe me emra se cilët nga volejbollistët pritet të largohen gjatë dimrit.

“Erion Bajrami pritet nga KV Drita të kalojë në KV Shkëndija. 

Ergon Tara pritet nga Prishtina Volley të kalojë në KV Universiteti i Tetovës, Adriatik Berisha nga KV Peja në KV Universiteti të Tetovës, Armend Berisha nga KV Ferizaj në KV Erzeni. Këtë janë emra të mundshëm, që pritet të ndërrojnë mjedis gjatë dimrit.

Edhe Shkëlqim Ismajli pas lëndimit në Turqi është rikthyer në Kosovë për t’u shëruar”, thotë një burim i afërt me lojtarë për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat