Xhavit Kajtazi godet: Të gjithë duam të jemi kryetarë federatash, kryetarë klubesh, drejtorë, përzgjedhës...

Volejboll

Xhavit Kajtazi godet: Të gjithë duam të jemi kryetarë federatash, kryetarë klubesh, drejtorë, përzgjedhës...

Nga: K. Goca Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 15:47
Xhavit Kajtazi godet: Të gjithë duam të jemi kryetarë federatash, kryetarë klubesh, drejtorë, përzgjedhës...

Ka vite që sporti i Kosovës po përballet me një fenomen!

Lakmia për pozita është jashtë normales, e meriton apo jo, pak ka rëndësi, me rëndësi me qenë i pari, që besa edhe më shumë funksione tjera.

Kjo edhe po i kushton shumë sportit të Kosovës.

Emri i njohur i sportit, shumë vite redaktor i sportit, Xhavit Kajtazi, aktualisht kryetrajner i klubit të volejbollit Prishtina Volley (meshkujt), godet ashpër për një dukuri të pazakontë që po përballet sporti ynë tash e shumë vite.  

 “Problemi më i madh yni në sport është se ne, për fat të keq tonin, në të njëjtën kohë, të gjithë duam të jemi kryetarë federatash, kryetarë klubesh, drejtorë, përzgjedhës, kryetrajnerë, gjyqtarë, madje edhe financues dhe shoferë klubesh!

Egoizëm, dhe më shumë se kaq!

Duhet të vijë një ditë kur njerëzit tanë të sportin do të specializohen për të qenë veç kryetarë, veç kryetrajnerë dhe jo gjithçka e në fund asgjë!

Sa më shpejtë ta kuptojmë dhe të veprojmë, aq më mirë për sportin tonë! Koha është tash!... Ose, ose..”, ka shkruar Xhavit Kajtazi në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat