Grumbullimi i dytë seleksionues i Kombëtares U19 femrat

Volejboll

Grumbullimi i dytë seleksionues i Kombëtares U19 femrat

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 18:16
Grumbullimi i dytë seleksionues i Kombëtares U19 femrat

Vashat 'Dardane', të cilat do të jenë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Evropian dhe atë Ballkanik, po marrin pjesë në seleksionimin e dytë që po mbahet në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.

Ato po u nënshtrohen testeve të nivelit teknik. Kosova është pjesë e grupit I në kuadër të kualikimeve për Evropian, ku do të përballet me Turqinë Estoninë dhe Hungarinë

Selektori Lorik Ilazi dhe trajnerët po japin maksimumin e tyre për të bërë përzgjedhjen më të mirë të mundshme.

Grumbullimi do të vazhdojë edhe nesër, kur edhe do të bëhet përzgjedhja më e ngushtë e Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat