Elezi: Objektivët tanë janë të qartë, titulli i kampionit dhe fitimi i Kupë

Volejboll

Elezi: Objektivët tanë janë të qartë, titulli i kampionit dhe fitimi i Kupë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 13:59
Ferizaj

Volejbollistët e Ferizajt shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Skënderbeut, në kuadër të Superligës A të Kosovës (meshkujt).

Djelmoshat ferizajas dëshmuan lojë më të mirë në të tre setet duke arritur pikë të plota.

Arif Elezi, trajneri i Ferizajt, është i lumtur për fitoren, duke deklaruar për faqen e FVK-së:

'Përkundër faktit që kemi qenë vonë me fazën përgatitore, jemi mundu që ta  komponojmë ekipin sa më mirë dhe e kemi pritur këtë rezultat.

Në përgjithësi jam i kënaqur me ekipin dhe lojën, gjithashtu edhe me prurjet e reja që ka bëre ekipi. Në ndeshjet e radhës presim më shumë nga lojtarët tanë.

Objektivët tanë janë të qartë, titulli i kampionit dhe fitimi i Kupës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat