Reagon ashpër Fer Volley: Kulmi kur tifozët në kor këndojnë Kosovë - Kosovë shko q****

Volejboll

Reagon ashpër Fer Volley: Kulmi kur tifozët në kor këndojnë Kosovë - Kosovë shko q****

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 19:59
Reagon ashpër Fer Volley: Kulmi kur tifozët në kor këndojnë Kosovë - Kosovë shko q****

Klubi i volejbollit Fer Volley nga Ferizaj reagon ashpër me lidhjen me atë çka ka ndodhur në palestrën e sportit në Korçë.

Skënderbeu e fitoi takimin me rezultat 3:1 ndaj Fer Volley, në takimin e dytë të gjysmëfinales së play-off-it të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll.  

“Krenar me këtë skuadër.  Të dëshpëruar totalisht…

Rezultati ishte gjëja e fundit që u mendua sonte.

Arritëm dje ne ora 13:40, mikpritja 0, nuk zbatuan as një pjesë të marrëveshjes si fillim na ndërruan hotelin pika e dytë nuk na shtruan drekë edhe pse udhëtuam 300 km dhe marrëveshja ishte e tillë.

Hoteli ku ne u vendosem vetëm hotel nuk mund të quhej, jo ngrohje, jo ujë, jo ushqim i mirë, jo internet sikur kjo te mos mjaftonte mbrëmë muzikë live vetëm për të penguar qetësin gjë që definitivisht nuk e kishim menduar se do arrinte deri këtu.

Sot u detyruam ta lëshojmë hotelin në mëngjes pasi kushtet ishin të tmerrshme, në analizë e sipër kapëm në flagrancë njerëz të cilit incizoni çdo bisedë tonën kjo pa dyshim është e turpshme, u ankuam në federatë me video me gjitha provat tona kaq kishim mundësi.

Të ofenduar nga pika e parë e deri ne pikën e fundit kjo është ajo që ne morëm sot, realisht nuk e dinim a po luanim në Beograd apo në Korçë, të sulmuar me shishe gjatë ndeshjes referimi lë shumë për të dëshiruar por nuk i fajësojmë pasi edhe ata u sulmuan në setin e 3 të, gjithsesi kulmi arriti kur tifozët  në kor këndojnë KOSOVË KOSOVË  SHKO Q**** SE KETU NUK KE PËR TË FITU ………!

Do kishim kuptuar të ofendohej klubi por të ofendosh një shtet qe para një jave në shenjë nderimi ju kënduam himnin kombëtarë, i pritëm me konferencë i nderuan me mundësit tona. Definitivisht nëse ka dikush që krenohet me këtë fitore turp u qoftë. 

Presim reagim edhe nga Federata Shqiptare e Volejbollit dhe ajo e Kosovës, Pasi kjo ligë duhet të ishte vëllazërore por realisht na doli armiqësore”, reagon KV Fer Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat