Presidenti Gjinovci nënshkruan memorandumin me ministrin Çeku

Volejboll

Presidenti Gjinovci nënshkruan memorandumin me ministrin Çeku

Më: 31 mars 2022 Në ora: 21:37
Pamje nga takimi

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku.

Ai ka nënvizuar bashkëpunimin konstruktiv të këtij institucioni me FVK-në.

Shuma e ndarë për federata u përcaktua në bazë të koeficientit të KOK-ut nga kategorizimi, ku FVK ishte pozicionuar në vendin e dytë në Kategorinë A.

Këtë vit, është rritur koeficienti për pikë nga kategorizimi në 2200 euro.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat