Hajdaraj: Pejën në play - off e shoh si kurrë më shumë kampion 

Volejboll

Hajdaraj: Pejën në play - off e shoh si kurrë më shumë kampion 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 prill 2022 Në ora: 16:08
Hajdaraj: Pejën në play - off e shoh si kurrë më shumë kampion 

Peja synon edhe titullin e kampionit pas trofeut të Kupës së Kosovës në volejboll. 

Pejanët kërkojnë fitoren e radhës ndaj Dritës së Gjilanit dhe të kualifikohen në finalen e madhe. 

KV Peja e ka fituar takimin e parë, tani synon edhe fitoren tjetër në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it.

Volejbollisti më i mirë në Kosovë, Bardhyl Hajdaraj, anëtar i KV Peja, tha se kanë ekip shumë të mirë dhe beson se edhe titulli do të jetë në vitrinat e klubit të tij.

 “Pejën në play - off e shoh si kurrë më shumë kampion.

Duke e pa organikën tonë dhe eksperiencën tonë, mendoj që jemi ekip për t’u mundur këtë vit
Kupen e kemi sjell në Pejë, edhe rrugë e njëjtë pritet edhe për titullin e kampionatit”, t
ha Hajdaraj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Nesër në orën 20.30 do të takohen Drita - Peja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat