Peja ka fituar edhe ndeshjen e tretë finale të playoffit kundër Lubotenit për t'u shpallur kampione e Kosovës në volejboll për sezonin 2021/22, meshkujt

Volejboll

Peja ka fituar edhe ndeshjen e tretë finale të playoffit kundër Lubotenit për t'u shpallur kampione e Kosovës në volejboll për sezonin 2021/22, meshkujt

Më: 9 maj 2022 Në ora: 09:07
Peja ka fituar edhe ndeshjen e tretë finale të playoffit

Ekipi pejan ka fituar me rezultat 3-0 në sete (25-21, 25-22, 25-16) edhe në përballjen e tretë kundër ekipit ferizajas, duke regjistruar fitoren e tretë nga po aq ndeshje në finale, eventualisht për t'u shpallur kampion me plot meritë.

Pejanët dominuan Lubotenin që nga përballja e parë, të cilën e fituan me rezultat 3-1, teksa me të njejtin rezultat fituan edhe takimin e dytë.

Në të tretin kryen punën në tre setet e parë, duke kurorëzuar një sezon tejet të suksesshëm për këtë ekip, i cili javë më parë fitoi edhe Kupën e Kosovës.

Pas përfundimit të ndeshjes u ndanë edhe medaljet për të dy ekipet. Medaljet për vendin e dytë i ndanë kryetari i Kuvendit Komunal të Pejës, Rexhep Kurtbogaj dhe anëtari i Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Abedin Mehani.

Për kampionët medaljet u ndanë nga Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi dhe anëtari i Bordit të FVK-së, Gazmend Husaj.

Trofeu më prestigjioz në volejbollin kosovar në fund iu dorëzua kapitenit të Pejës, Agron Nikçi, nga presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci, para festës spektakolare në "Karagaqi" para një numri të madh fansash nikoqirë.

FVK përgëzon të dy ekipet për sportivitetin e treguar përgjatë ndeshjeve finale dhe uron Pejën për suksesin e arritur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat