Kampionati i Kosovës në Beach Volley U20 po dhuron ndeshje interesante

Volejboll

Kampionati i Kosovës në Beach Volley U20 po dhuron ndeshje interesante

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 19:40
Kampionati i Kosovës në Beach Volley U20 po dhuron ndeshje interesante

Kampionati i Kosovës në Beach Volley U20 po dhuron ndeshje interesante!

Ka filluar Kampionati i Kosovës i volejbollit në rërë për grupmoshën nën 20-vjeç, i cili do të konkludohet me ndeshjet finale të së dielës.

Kemi qenë dëshmitarë të disa ndeshjeve tejet interesante deri më tash, në të dy konkurrencat, në "Holiday Resort".

Rreth 28 ekipe janë të përfshira në këtë Kampionat, 15 te femrat dhe 10 te meshkujt.

Në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohen 18 ndeshje, teksa te femrat do të luhen 28 përballje.

Federata e Volejbollit të Kosovës do të njoftoj me kohë për rezultatet dhe zhvillimet rreth Kampionatit të dytë për këtë grupmoshë, i cili po zhvillohet nën mbikëqyrjen e FVK-së dhe po ecën sipas plan programit të paraparë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat