Kosova fiton medalje në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley për herë të parë në histori

Volejboll

Kosova fiton medalje në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley për herë të parë në histori

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 16:28
Kosova

Dyshja kosovare Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani - e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi - ka arritur të shkruajë historinë e Kosovës në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, duke u bërë ekipi i parë senior që fiton medalje në këtë kompeticion, i cili u zhvillua në Balikesir të Turqisë.

Në finale, vashat "Dardane" u mposhtën nga dyshja nga Turqia 1, Gokalp/Merve me rezultat 2-0 në sete.

Kosova, kështu, siguron vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë në një Kampionat Ballkanik të Beach Volley për seniorë për herë të parë në histori.

Image

Përgjatë rrugëtimit drejt finales, çifti kosovar regjistroi katër fitore dhe dy humbje për të siguruar epitetin e nënkampionit ballkanik.

Federata e Volejbollit të Kosovës përgëzon ekipin dhe trajnerin për punën dhe paraqitjen historike të treguar në këtë kompeticion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat