Edona Gjinolli: Gazeta “Bota sot”, jeni më të mirët 

Volejboll

Edona Gjinolli: Gazeta “Bota sot”, jeni më të mirët 

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 17:35
Edona Gjinolli

Ish volejbollistja e mirënjohur Edona Gjinolli, tha se gazeta “Bota sot”, është zë i fuqishëm i sportit. 

Edona uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”. 

Ish reprezentusja e Kosovës, shprehet se “Bota sot” gjithmonë i ka përcjellur aktivitetet e volejbollit dhe secila volejbolliste e ka pasur hapësirën sipas meritës. 

“Uroj 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”. Jeni më të mirët dhe veç vazhdoni kështu me informim të shpejt e të paanshëm. Si volejbolliste jam rritur me këtë gazetë, e cila në asnjë rrethanë nuk e ka anashkaluar sportin femëror por gjithmonë iu jep hapësirë, duke motivuar edhe gjeneratat e reja dhe është frymëzim për të gjithë ne sportistet”, thotë Edona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat