Partizani i rrëmben kapitenen skuadrës së Barleti Volley

Volejboll

Partizani i rrëmben kapitenen skuadrës së Barleti Volley

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 11:58
Partizani i rrëmben kapitenen skuadrës së Barleti Volley

Skuadra e Partizanit në volejboll për femra, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar transferimin e lojtares Enkeleda Braho.

Kjo e fundit ka lënë skuadrën e Barleti Volley, ku është aktivizuar gjatë 5 viteve të fundit dhe ishte kapitene, për të nisur një aventurë të re.

Shuterja 30-vjeçare, tashmë është pjesë e Partizanit, fanellë të cilën e vesh për herë të parë në karrierën e saj.

Më herët ajo ka luajtur edhe për Tiranën në kampionatin e volejbollit. Ajo ka fituar dy tituj kampionë në Shqipëri.

Skuadra kryeqtetase ka plane e ambicje të mëdha për sezonin e ri sportiv 2022-2023 dhe transferimi i një prej shutereve më të mira të Superligës e konfirmon këtë gjë. Pritet që klubi i kuq të ndërhyjë sërish në merkato, duke afruar si lojtare vendase ashtu dhe të huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat