Mehmeti paralajmëron përforcime, i përgjigjet edhe Halime Fetahut – Osmanit  

Volejboll

Mehmeti paralajmëron përforcime, i përgjigjet edhe Halime Fetahut – Osmanit  

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2022 Në ora: 20:21
Mehdi Mehmeti

Mehdi Mehmeti “zgjohet nga gjumi” dhe ndezë “motorët”, duke konfirmuar se është në bisedime me disa volejbolliste të huaja dhe me një trajnere. 

Po ashtu Mehmeti, drejtor sportiv, komenton edhe deklaratën e Halime Fetahut - Osmanit, që ka paralajmëruar se mund ta marrë klubin, e cila para pesë viteve ka qenë presidente e këtij kolektivi. 

“Shtabin teknik e kemi, Arjeta dhe Hadija janë trejnere, ndërsa Feta Selimi - trajnere kondicionale.

Fehzullah Ademi - Begu është drejtor teknik.

Në biseda jemi me lojtare nga jashtë Kosovës bashkë me lojtare nga jashtë do të kemi edhe një trajnere me eksperiencë që do t’i bashkohet klubit.

Bisedat është duke i zhvillua presidentja e klubit Ganimete Gërbovci.

Realizimi i kësaj bisede shpresojmë që do të jap rezultat në shtator.

Sa i përket ndryshimeve në klub nuk kemi pas asnjë ofertë nga asnjë sponzor serioz që do të sponzorizon ekipin më të vjetër të kryeqytetit. Kryesia e klubit nuk ka asnjë ndryshim, krejt jemi në numër dhe pas disa ditëve do të fillojmë përgatitjet në Tokbashçe, ku këto përgatitje do të udhëhiqen nga Feta Selimi si çdo herë”, komenton Mehmeti.

Halime Fetahu – Osmani, pretendon të rikthehet presidente, ju ka kontaktuar?

“Nuk na ka kontaktuar as privatisht e as zyrtarisht! Nuk e di kah i ka ardh ideja znj. Halime apo nga kush i ardhur kjo ide sepse presidente e klubit është Ganimete Gërbovci, e cila ka një përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga klubi”, përgjigjet Mehmeti.  

Prishtina F (femrat) garon në Superligën B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat