KV Prishtina F reagon: Po qarkullon një lajm i rrejshëm 

Volejboll

KV Prishtina F reagon: Po qarkullon një lajm i rrejshëm 

Nga: K. G. Më: 10 gusht 2022 Në ora: 16:02
Logo e Prishtina F

Klubi më i vjetër i volejbollit në kryeqytetin e Kosovës (femrat), Prishtina F, reagon në lidhje me disa thashetheme.

Kryesia e KV Prishtina F, tha se klubi është i organizuar ashtu si i ka hije dhe askush nuk e ka të drejtën të flet në emër të saj.

Reagimi i klubit ka ardhur në adresë të redaksisë, duke përgënjeshtruar çdo deklaratë të çdo individi apo personave pa kompetencë që e lakojnë emrin e klubit.

“Reagim:  Po qarkullon një lajm i cili është i rrejshëm dhe klubi nuk është në negociata me askënd për ndonjë pozitë në klub përveç trajnerit dhe përforcimet me volejbolliste.

Klubi i ka të gjitha strukturat ashtu si i ka hije si klubi më i vjetër në kryeqytet, ka presidenten, drejtorin sportiv, sekretarin teknik. Klubi është duke punuar në krijimin e strukturës administrative.  

Si klub i kemi përcaktuar objektivat tona për edicionin e ri dhe së shpejti do t’i shpalosim ato”, reagon KV Prishtina F, e cila e mban në logo portretin e ish sekretares historike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat