Kosova sot përballet me Turqinë në Kampionatin Ballkanik të Volejbollit

Volejboll

Kosova sot përballet me Turqinë në Kampionatin Ballkanik të Volejbollit

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës U19 në volejboll nuk e ka nisur mirë ecurinë në Kampionatin Ballkanik të Volejbollit pasi është mposhtur në përballjen e parë të Kampionatit Ballkanik, në Mioveni kundër nikoqirit, Rumanisë, në Grupin A.

Vashat 'Dardane' treguan paraqitje impresive në setin e parë, të cilin arritën ta fitojnë me rezultat 25-22.

Mirëpo u desh të pajtohen me disfatë, derisa u mposhtën në setet pasuese me rezultat 25-16, 25-22 dhe 25-11.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Turqisë, sot me fillim nga ora 14:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat