Kosova si nënkampione e Ballkanit, nuk është në Kampionat Evropian! Flet NIkçi

Volejboll

Kosova si nënkampione e Ballkanit, nuk është në Kampionat Evropian! Flet NIkçi

Nga: Kemajl Goca Më: 16 gusht 2022 Në ora: 19:43
Pamje nga një garë

Në Munih po mbahet Kampionati Evropian në beachvolley për meshkuj dhe femra, por Kosova nuk është pjesë e kësaj gare të madhe.

Vashat e Kosovës, janë nënkampione të Ballkanit, por nuk marrin pjesë në Kampionatin Evropian që ka filluar dje.

Cilat janë arsyet që Kosova nuk është pjesë e garës më të madhe të Kontinentit të Vjetër?

Valon Nikçi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, tha se strategjia e federatës është e fokusuar me grupmosha të reja. 

 “Asnjëherë me senior nuk kemi marrë pjesë në Kampionatin Evropian. 

Paraqitje ekipeve bëhet shumë më herët dhe këtë nuk e kemi planifikuar.

Paraprakisht luhen kualifikimet për të arritur të pjesa finale e Kampionatit Evropian.

Strategjia e federatës është me filluar me grup-mosha të reja, tani me seniorë”, tha Nikçi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Beachvolley i Kosovës me senior (femra e meshkuj) ende nuk e ka shijuar çfarë do të thotë të luash në një ngjarje të madhe, mbesin me shpresë se një ditë kjo ëndërr do t'ju bëhet realitet!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat