Mehmeti: Respektoni rregulloren e FVK-ës për kalimin e lojtareve... 

Volejboll

Mehmeti: Respektoni rregulloren e FVK-ës për kalimin e lojtareve... 

Nga: K. G. Më: 17 gusht 2022 Në ora: 18:45
Prishtina F

Disa klube synojnë që Prishtinës –F t’ia marrin ndonjë lojtare pa kompensim dhe pa e respektuar edhe hierarkinë e klubit.

Klub që nga disa shikohet me një sy të urrejtjes për shkak të traditës dhe që është klubi më i vjetër në kryeqytet në konkurrencën e femrave në sportin skofiar, sërish tentojnë t’ia marrin ndonjë volejbolliste të talentuar.

Drejtori sportiv i Prishtina F, Mehdi Mehmeti, ka thënë se klubet e Superligës le t’i lexojnë rregulloret.

“Klubet e Superligës le të lexojnë rregulloren për kalimin e lojtareve.

Klubi jonë fletlëshimet do ua lëshojë të gjitha lojtareve të cilat janë të interesuara të ndërrojnë mjedis, pa presion të familjarëve. Respektoni rregulloren e FVK-ës për kalimin e lojtareve...”, reagon Mehmeti në profilin e tij në facebook..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat