Gjinovci viziton kampin stërvitor të Kosovës U18, para Kampionatit Evropian

Volejboll

Gjinovci viziton kampin stërvitor të Kosovës U18, para Kampionatit Evropian

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 00:34
Gjinovci viziton kampin stërvitor të Kosovës U18, para Kampionatit Evropian

Ekipet e Kosovës  U18, meshkuj dhe femra, do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian U18, në Beach Volley, i cili do të zhvillohet në Greqi mes datave 1-4 shtator.

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci së fundmi vizitoi të dy ekipet në kampin stërvitor në "Holiday Resort", ku përcolli nga afër mbarëvajtjen e përgatitjeve para këtij kompeticioni tejet të rëndësishëm të volejbollit në rërë.

Në konkurrencën e femrave, Kosovën do ta përfaqësojë dyshja Megi Bislimi/Rrezelinë Thaqi, e udhëhequr nga trajneri Lorik Ilazi.

Në anën tjetër, te meshkujt, ekipi 'Dardan' përbëhet nga çifti kampion i Kosovës për vitin 2022, Erit Bajrami/Gani Rexhepi, i drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi.

Të dy ekipet po stërviten intensivisht para dueleve mjaft interesante që i presin në Athinë të Greqisë.

Gjinovci u uroi të dy ekipeve suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat