Krerët e FVK-së presin në takim drejtoreshën e sportit të Kamenicës

Volejboll

Krerët e FVK-së presin në takim drejtoreshën e sportit të Kamenicës

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 13:26
Krerët e FVK-së presin në takim drejtoreshën e sportit të Kamenicës

Krerët e FVK-së presin në takim drejtoreshën e sportit të Kamenicës, Rina Matoshi!

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, pritën sot - e hënë - në një takim zyrtar drejtoreshën e sportit të Komunës së Kamenicës, Rina Matoshi.

Në takim u diskutua për lidhjen e një ure bashkëpunuese tash e tutje mes FVK-së dhe Komunës së Kamenicës, për përkrahjen e klubeve dhe zhvillimin e volejbollit në këtë Komunë.

Ata njëzëri u dakorduan të bashkëpunojnë në të ardhmen në rritjen e mbështetjes së sportit të volejbollit në këtë komunë, derisa u morën vesh që gjatë muajve në vijim të zhvillojnë edhe takime të tjera të tilla në arritjen e këtyre objektivëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat