Fer Volley pa lojtaren më të mirë, gati për Fushë Kosovën 

Volejboll

Fer Volley pa lojtaren më të mirë, gati për Fushë Kosovën 

Nga: K. G. Më: 30 shtator 2022 Në ora: 18:43
Fer Volley pa lojtaren më të mirë, gati për Fushë Kosovën 

Fer Volley i Ferizajt është gati për edicionin e ri në Superligën A. 

Vashat ferizajase synojnë të gjitha trofetë. 

Në hapje të edicionit të ri do të kanë mungesë lojtaren më të mirë Valmira Ramadanin e cila është e dënuar me një ndeshje nga Komisioni Disiplinor i FVK-së.

“Këtë fundjavë fillon Kampionati i Kosovës në volejboll, ekipi ynë padyshim se ka ca ndryshime në staf dhe lojtare por qëllimi asnjëherë.

Fer Volley këtë të shtunë e fillon kampionatin kundër ekipit të Fushë Kosovës të cilët janë mobilizuar mjaftë mirë këtë vit duke ofruar lojtare edhe nga jashtë, kurse Fer Volley këtë sfidë e fillon me lojtare vendore si dhe me mungesën e Valmira Ramadanit e cila është e pezulluar 1 ndeshje nga Federata.

Gjithsesi Fer Volley në radhët e veta ka lojtare vendore mjaft cilësore dhe besojmë se do ja dalim.
Planet e klubit pa dyshim se nuk kanë ndryshuar sidomos pas konfirmimit të afaristit të njohur Xhevxhet Ajeti se edhe këtë vit do jetë përkrahës i madh i klubit  synimet nuk kanë ndryshuar.

Fer Volley është duke studiuar tregun pasi dëshiron që në radhët e veta të sjellë lojtare të dëshmuara dhe kualitative”, njofton mes të tjera Fer Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat