Mehdi Mehmeti: Drenushë, çdo herë na i ke pa hajrin neve!

Volejboll

Mehdi Mehmeti: Drenushë, çdo herë na i ke pa hajrin neve!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2022 Në ora: 22:36
Mehdi Mehmeti

Volejbollistja Drenusha Asllanaj sot vendosi që të vazhdojë karrierën në vendlindjen e saj përkatësisht në klubin e volejbollit Gjinoci.

Ajo shumë vite ka qenë edhe pjesë e KV Prishtina dhe KV M-Technologie të Prishtinës.
Mehdi Mehmeti, drejtor sportiv i KV Prishtina F, i bën me dije Drenushës, se klubit prishtinas çdo herë ia ka pa hajrin.    

“Drenushë, çdo herë na e ke pa hajrin neve. 

Image

Drenusha Asllanaj, majtas

Unë nuk e kam vërejt që është mirënjohëse, krejt meritat i ka lënë për klubet tjera, kurrë klubin tonë se ka përmend. Drenusha medaljen e parë të artë e ka marrë me KV Prishtinën.

Fletlëshimin ia kemi lëshuar edhe pse nuk u dalë fer me ne, nuk kemi dashtë me blloku sepse nuk jemi të interesuar me bllokuar as një lojtare.

E kemi pas të drejtën në bazë të rregullores së FVK-së, kemi mundur mos t'ia japin fletlëshimin.  Ne i dëshirojmë sukses në klubin e vendlindjes.

Klubi i saj amë ka qenë KV Prishtina. Krejt në fund, këtë e kemi bërë për hatër të motrës së saj, Shemsije Asllanajt, që ka merita të mëdha në volejbollin e Kosovës po ashtu edhe në klubin tonë ka shkëlqyer”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat