Deklarata e Bujar Dervishajt, shokon disa: Volejbolli udhëhiqet nga 2 apo 3 persona

Volejboll

Deklarata e Bujar Dervishajt, shokon disa: Volejbolli udhëhiqet nga 2 apo 3 persona

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 tetor 2022 Në ora: 15:06
Bujar Dervishaj

Bujar Dervishaj, ish volejbollist i spikatur, trajner i dëshmuar dhe i respektuar në shtetin zviceran, njihet për maturi dhe për parime profesionale!

Erdhi dhe e pa volejbollin e Kosovës dhe u kthye në Zvicër. Çka është e rëndësishme, ishte edhe në Këshillin Profesional!

Bujar Dervishaj, e tha publikisht dhe troç para disa ditëve: “Çdo person i cili është marr dhe merret me volejbollin duhet të ketë hapësirën e vet dhe jo i gjithë Komuniteti i volejbollit të udhëhiqet nga 2 apo 3 persona…”

Në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, Dervishaj e ceku dhe një element interesant dhe i shokoi disa në sportin skofiar.

“Me pyete se çka ju mungon? Ju mungon sipas mendimit tim një filozofi e trajnimit sa me e thjeshtë dhe e lehtë të shpjegohet dhe trajnohet tek shkollat dhe ekipet. 

Ndërsa kush është fajtor unë nuk e di por mendoj se çdo Federatë, Shkollë apo Ekip të ketë më shumë kuadro dhe njerëz e jo të udhëhiqen nga një person (one man show thonë anglezet) dhe trajneri të kryen punën vetëm si trajner e jo t’i ketë dy a tri punë apo biznese. 

Dhe me duhet fatkeqësisht ta ceki se mentaliteti sportiv është thjesht i keq sepse mungon modestia dhe çka është më qesharakja ata edhe vetveten e emërojnë si baba apo babëgjyshi i volejbollit, ndërsa kur te dalin jashtë Kosove e shohin realitetin se ende janë bebe të vogla”, kështu ka deklaruar Dervishaj.  

Deklarata e Dervishajt, se volejbolli udhëhiqet nga 2 apo 3 persona dhe ka edhe me dy- tre vende pune, po i shokon disa. Dervishaj nuk e ka problem të flet edhe me emra dhe me siguri këtë do të bëjë së shpejti për faktin se ai punon në frymën e kulturës zviceran dhe e njeh vetëm anën profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat