Kadriu pas fitores ndaj Partizanit: Tani na mbetet të përgatitemi për Kampionatin e Kosovës

Volejboll

Kadriu pas fitores ndaj Partizanit: Tani na mbetet të përgatitemi për Kampionatin e Kosovës

Më: 29 janar 2023 Në ora: 15:07
Kadriu

Skenderaj ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:1 ndaj Partizanit të Tiranës, në ndeshjen e vlefshme të Ligës "Gjergj Kastrioti" në volejboll.

Trajneri i Skenderajt, Ylli Kadriu, është i kënaqur me vashat e tij.

"Ishte një lojë e cila nuk kishte rëndësi sa i përket renditjes tabelare, pasi që ne e kemi siguruar vendin e parë një xhiro më herët.

Të dyja skuadrat nuk luajtën me përbërjet më teë forta duke ju dhënë hapësirë të gjitha lojtareve.

Tani na mbetet të punojmë dhe të përgatitemi për Kampionatin e Kosovës dhe të gjithe trofetë që i kemi përpara", tha Kadriu për faqen e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat