Çifti i famshëm sportiv, humb jetën tragjikisht 

Volejboll

Çifti i famshëm sportiv, humb jetën tragjikisht 

Nga: K. Goca Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:18
Bedretin Çakir dhe Betul Çoban Çakir.

Vazhdojnë të vijnë lajme të trishta nga Turqia, nën rrënojat pas tërmetit shkatërrues janë gjetur trupat e çiftit të volejbollit, Betul Çoban Çakir dhe Bedretin Çakir.

“Dhimbja jonë është e madhe...

Me pikëllim të thellë mësuam për largimin e Betul Çoban Çakir, e cila erdhi nga ekipi ynë dhe përfaqësoi klubin tonë në mënyrën më të mirë për vite me radhë dhe bashkëshortit të saj Bedretin Çakir, gjithashtu volejbollist”, thuhet në njoftimin e klubit “MerinosVolleyball”.

Betul ka qenë 27 - vjeçare dhe luante për skuadrën Merinos dhe bashkëshorti i saj, i cili ishte dy vjet më i madh, ishte gjithashtu volejbollist, dikur luante në Halkbank, sipas mediave turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat