Shuplaka ndaj lojtares së Korça Volley, Federata i heq licencën trajnerit

Volejboll

Shuplaka ndaj lojtares së Korça Volley, Federata i heq licencën trajnerit

Më: 5 maj 2023 Në ora: 16:24
Shuplaka ndaj lojtares

Shuplaka ndaj lojtares së Korça Volley i ka kushtuar liçencën trajnerit të volejbollit, Romeo Xega.

Ky i fundit në ndeshjen Korça Volley U18 ndaj Dinamos U18, dhunoi fizikisht lojtaren e tij Rovena Goga të cilën e goditi me shuplakë.

Bazuar në këtë ngjarje, Federata Shqiptare e Volejbollit njoftoi se do t’i heqë liçencën trajnerit duke e përjashtuar përgjithmonë nga e drejta për të ushtruar profesionin e tij.

Sipas Komitetit Ekzekutiv të Federatës, Romeo Xega ka qenë edhe herë të tjera subjekt i Disiplinës dhe në këtë formë e përjashton përgjithmonë me arsyen se dëmton imazhin e volejbollit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat