Afrim Jashari për atmosferën drithëruese: Mbi 40 për qind nga të pranishmit ishin femra në Skenderaj 

Volejboll

Afrim Jashari për atmosferën drithëruese: Mbi 40 për qind nga të pranishmit ishin femra në Skenderaj 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 maj 2023 Në ora: 15:20
Afrim Jashari

Atmosferë e rrallë në palestrën e sportit “Ilaz Kodra” në Skenderaj, mbi 2 mijë shikues dhe ishte një spektakël, bukuri sportive, shembull për të gjithë, anim korrekt nga tifozët, duartrokitje dhe as një sharje ndaj ekipit rival.

Drita e Gjilanit ka triumfuar me rezultat 3:0 ndaj Skenderajt, në ndeshjen e katërt të finales së play-off-it në Superligën e Kosovës në volejboll.

Rezultati është baras (2:2) në seri të fitoreve.

Image

Pamje nga ndeshja e mbrëmshme

Afrim Jashari, ish futbollist i shquar dhe aktualisht trajner, tha se ka qenë një atmosferë brilante dhe mbi 40 për qind ishin femra në palestër.  

“Të gjithë sportistët ishim me volejbollin, ishte një kënaqësi e madhe me qenë prezentë ne Palestër.

Mund të them se mbi 40 për qind nga te pranishmit ishin femra.

Është e vërtetë se KV Skenderaj, vashat tona humbën ndeshjen por besoj se fituan ne aspektin organizativ një mirënjohje të madhe nga secili dashamir i sportit e në veçanti nga volejbolli dhe fituan respekt të madh edhe publiku i pranishëm, nga shikuesit të cilët ndoqën ndeshjen në TV.

Në Kosove kemi nevojë për këso evenimente sportive gjithandej”, ka komentuar Jashari.

Mbi 2 mijë shikues treguan kulturë të lartë sportive, që rrallë shihet në Kosovë dhe në shtetet e rajonit, pa sharje por me duartrokitje qoftë për ekipin e zemrës qoftë për rivalin.

“Mbrëmë shikues ka qenë prej politikani, mjeku, amvisja, studentja, prindërit, fëmijët, avokatë, trajner futbolli, femra me mbulesa, amvise, fëmijë, gjykatës, thuaja i gjithë Qyteti por ka pas edhe mysafirë nga jashtë Skenderaj”, tregon Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat