Terry vazhdon me Skenderajn: Dua të kontriboj për tifozërinë dhe qytetin

Volejboll

Terry vazhdon me Skenderajn: Dua të kontriboj për tifozërinë dhe qytetin

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 15:52
Agron Istogu e Egli Sabin Terry

Skenderaj ka ambicie të mëdha për edicionin e ri në elitën e volejbollit të Kosovës.

Skenderajasit vazhdojnë kontratën volejbollistes Egli Sabin Terry.

“Egli Sabin Terry vazhdon më ne.

Pas një viti me KV Skenderaj, lojtarja shumë cilësore Egli Sabin Terry ka nënshkruar edhe për një vit tjetër me ne, përkundër shumë ofertave në Kosovë dhe jashtë saj. 

Presidenti i klubit z. Agron Istogu u shpreh mjaft i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me Eglin, dhe gjithashtu premtoj qe ky nuk do të jetë transferi i vetëm por do të ketë shumë surpriza dhe do të ndërtoj një ekip shumë cilësor për sezonin 2023/2024”, njofton KV Skenderaj.

Nga ana tjetër, volejbollistja shprehet e lumtur që ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit me nënkampionen e Kosovës. 

“Dua të kontriboj për ekipin e KV Skenderaj, për tifozërinë dhe për tërë qytetin.

Këtu ndihem shumë mirë dhe me pëlqen të punoj më këtë grup të lojtarëve dhe këtë staf. 

Korrektesia e tyre me ka bërë qe mos ta mendoj dy here vendimin për të vazhduar në KV Skenderaj”, thotë Egli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat