Tirana përmbys Skënderbeun dhe fiton Kupën e Shqipërisë! Në shtëpinë e Skënderbeut finalen e feston Tirana! Skënderbeu në volejboll për femra është mundur nga bardhëblutë me rezultatin 2-3 në sete.
Një përballje me shumë emocione ndeshja finale e Kupës që u luajt për afro 2 orë në pallatin e sportit “Tamara Nilolla” ku pavarësisht mbështetjes së tifozerisë korçare vajzat e drejtuara nga Orlando Koja nuk ja dolën të ngrënë trofeun.
Skënderbeu fitoi setin e parë 25-16, humbi të dytin15-25, fitoi të tretin 25-17 dhe u barazua në të katërtin teksa u mposht 18-25 me pikë.
Tirana u tregua më e saktë në setin final të kësaj finaleje duke mposhtur Skënderbeun 11-15 dhe në fund festoi në Korçë.
Për Skënderbeun ky është trofeu i dytë i humbur këtë sezon pas atij të Ligës “Gjergj Kastrioti” dhe tashmë i vetmi sukses i mundshëm mbetet fitimi i titullit kampion..