Agim Aliu: Vitrinës së trofeve të kampionëve në Ferizaj iu shtua edhe Kupa e Kosovës

Volejboll

Agim Aliu: Vitrinës së trofeve të kampionëve në Ferizaj iu shtua edhe Kupa e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 3 prill 2025 Në ora: 17:35
Agim Aliu me volejbollistet e Ferizajt

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, dhe Xhemile Murati – Shabani, drejtoreshë e DKRS-së, sot kanë pritur fituesen e Kupës së Kosovës në volejboll, Ferizajn.

Një takim i përzemërt mes kryetarit të komunës dhe volejbollisteve. 

Kryetrajnerja e Ferizajt, Arta Ramadani, e ka njoftuar kryetarin Aliu për ecurinë dhe suksesin e klubit për edicionin 2024-2025. 

Image

Pamje nga pritja

“Vitrinës së trofeve të kampionëve në Ferizaj iu shtua edhe Kupa e Kosovës që solli Klubi i Volejbollit "Ferizaj" (Femrat) të cilat mirëprita në takim për t'i uruar dhe për të bashkëbiseduar mbi hapat e përbashkët drejt sukseseve të reja sportive”, ka shkruar Aliu në proflin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat