Sot raundi i parë i gjysmëfinaleve te femrat dhe meshkujt

Volejboll

Sot raundi i parë i gjysmëfinaleve te femrat dhe meshkujt

Më: 10 prill 2025 Në ora: 15:28
Tirana

Me përfundimin e ndeshjeve para “play off”, Superligat e volejbollit do të nisin sot takimet e para gjysmëfinale të “play off”- it.

Në radhët e vajzave, sfidat e para gjysmëfinale do të luhen në orën 17:00.

Derbi i juglindjes mes Skënderbeut dhe Pogradecit si dhe derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, sfida që do të luhen përkatësisht në Korçë dhe Farkë.

Ndërkohë, më 11 prill, do të zhvillohet edhe raundi i parë “play out” mes Vllaznisë dhe Lushnjës.

Duke kaluar te meshkujt, takimet e para do të luhen sot në orën 19:00, me Partizanin që do të përballet ndaj Studentit në Farkë, ndërsa Skënderbeu pret Tiranën në Korçë. Në finale kualifikohen ekipet që arrijnë numrin e dy fitoreve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat