Skenderaj e ka më së të qartë se do të ketë shumë të vështirë me skuadrën që është hit i edicionit 2024-2025. KVF Ferizaj me kryetrajneren Arta Ramadani.
Skenderaj do të përballet me fituesen e Kupës së Kosovës, Ferizaj.
Vashat e kryetrajnerit Ylli Kadriu do të mundohen të nisin play-off-in me fitore.
Ndeshja luhet nesër (20.00) në palestrën e sportit “Ilaz Kodra” në Skenderaj.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në gjysmëfinalen e parë të playoff-it, një ndeshje vendimtare dhe plot emocione!
KV Skënderaj përballet me KV Ferizaj në një duel ku mbështetja juaj bën diferencën!
Shqiponjat e Zeza-Drenica, ejani të gjithë me zemër, zë dhe flamur në dorë për të përkrahur ekipin tonë drejt fitores!
Tifozeri, është koha të tregojmë se kush jemi!
Zëri juaj është fuqia jonë!
Së bashku për fitore!”, njofton KVF Skenderaj.