Zymeri ndau drejtësinë në kualifikimet e CEV Eurovolley U16 në Sofje

Volejboll

Zymeri ndau drejtësinë në kualifikimet e CEV Eurovolley U16 në Sofje

Më: 27 prill 2025 Në ora: 22:59
Burim Zymeri

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Burim Zymeri, ka përfaqësuar me dinjitet vendin tonë në raundin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian CEV U16, që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë.

Zymeri, i cili mban thirrje ndërkombëtare të CEV, ndau drejtësinë krah gjyqtarëve nga Zvicra, Çekia dhe Norvegjia, duke treguar nivel të lartë profesionalizmi dhe duke marrë nota të larta vlerësimi për performancën e tij.

Në këto kualifikime, Zymeri u dallua me ndarje të drejtësisë, në grupin A, ku ishin Bullgaria, Finlanda, Qipro dhe Letonia.

Pjesëmarrja e gjyqtarëve tanë në ngjarje të tilla të rëndësishme është dëshmi e vlerave dhe reputacionit që ka ndërtuar volejbolli kosovar në arenën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat