Vajzat nga KV Suti Sport dhe KV Peja shkëlqejnë në Bursa! 

Volejboll

Vajzat nga KV Suti Sport dhe KV Peja shkëlqejnë në Bursa! 

Më: 22 maj 2025 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Një ekip i përbashkët i vajzave nga KV Suti Sport dhe KV Peja u paraqit me shumë dinjitet në Turneun Ndërkombëtar në Bursa, duke u kthyer në Kosovë me medaljen e bronztë dhe me shumë përvojë të çmuar ndërkombëtare.

“Në ndeshjen e parë, vajzat nisën fuqishëm, duke dominuar lojën dhe siguruar një fitore të merituar.

Në përballjen e dytë, treguan karakter dhe qetësi në momentet vendimtare, duke dalë sërish fituese.

Ndeshja e tretë, ndonëse më e vështirë, nuk e zbeh performancën e përgjithshme – humbje e vetme, por me lojë të denjë dhe luftë deri në fund.

Me dy fitore, një humbje dhe vendi i tretë në renditje, ky ekip tregoi potencial të madh dhe përfaqësoi me krenari volejbollin e vajzave nga Peja.

Urime vajzave volejbolliste nga Peja, për suksesin e arritur dhe përfaqësimin e mirë!”, njofton Federata e Volejbollit e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat