Profesoresha Mimoza Shkodra: Urime përvjetorin, “Bota sot”! Faleminderit që nuk e latë sportin vetëm

Volejboll

Profesoresha Mimoza Shkodra: Urime përvjetorin, “Bota sot”! Faleminderit që nuk e latë sportin vetëm

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 17:33
Profesoresha Mimoza Shkodra

Ish reprezentuesja e Kosovës, Mimoza Shkodra, prej ish volejbollisteve më të mira në vendin tonë, ish nënpresidente e Komitetit Olimpik të Kosovës, autore e shtatë librave, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

“Urime përvjetorin, “Bota sot”.

Në një vend ku sporti shpesh përmendet vetëm kur fitojmë ndonjë medalje (ose kur kritikohet pa arsye), ju keni qenë gjithmonë aty me zemër, me fjalën e shkruar dhe me besim në vlerat e vërteta të sportit.  

Ju keni raportuar jo vetëm lajmin, por edhe shpresën. Keni qenë tribunë për sportistët, zë për të heshturit dhe kronistë të një historie që shumëkush e anashkalon.  

Faleminderit që nuk e latë sportin vetëm. Uroj që fryma juaj përkushtuese të mbetet shembull për të gjithë!”, ka uruar profesoresha Shkodra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat