Volejbollistet e reja takohen me presidenten e Kosovës

Volejboll

Volejbollistet e reja takohen me presidenten e Kosovës

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 19:37
Pamje nga pritja

Në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës,  Vjosa Osmani, në nder të muajit të rinisë,

"Federata e Volejbollit të Kosovës pati kënaqësinë të përfaqësohej nga tri volejbollistet e talentuara të kombëtares U16: Jeta Mehmeti, Nida Pacolli dhe Unika Ademi.

Pjesëmarrja e tyre në këtë ngjarje të veçantë është vlerësim për punën dhe përkushtimin e të rinjve tanë, si dhe një motiv shtesë për gjeneratat e ardhshme që të ndjekin ëndrrat e tyre në sport dhe më gjerë.

Rinia është forca që e çon vendin përpara – dhe sporti është shembulli më i mirë i energjisë, disiplinës dhe unitetit që ata sjellin", njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat