Hoxha: Jam shumë i lumtur që po e vazhdoj karrierën time në Belgjikë 

Volejboll

Hoxha: Jam shumë i lumtur që po e vazhdoj karrierën time në Belgjikë 

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 15:40
Volejbollisti Blend Hoxha - djathtas

Volejbollisti Blend Hoxha vazhdon karrierën në Belgjikë, synimet e tija janë të rritet sa më shumë si lojtar dhe të arrijë rezultate të mira me ekipin Wolvertem Sporting që garon në Liga National. 

Sipas tij, në Kosovë nuk ka mundur të gjej veten.

Beson e shpreson se do t’i shkoj mirë në volejbollin e Belgjikës. 

“Jam shumë i lumtur që po e vazhdoj karrierën time në Belgjikë.

Në Kosovë nuk kisha shumë mundësi për t’u zhvilluar më tej, por këtu po ndjej që po rritem çdo ditë si lojtar.

Ka më shumë organizim dhe përkushtim në stërvitje, dhe kjo më ndihmon të përmirësohem vazhdimisht.

Këtë sezon, së bashku me ekipin, po synojmë të jemi të parët në tabelë dhe po punojmë fort për ta arritur këtë qëllim”, tha Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat