Zviceranet zbarkojnë në Kosovë, Fer Volley shpresojnë në përmbysje të rezultatit

Volejboll

Zviceranet zbarkojnë në Kosovë, Fer Volley shpresojnë në përmbysje të rezultatit

Nga: K.Goca Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 11:42
Fer Volley

Volejbollistet e Fer Volleyt nga Ferizaj janë gati për sfidën ne kthimit ndaj ekipit nga Zvicra, Dudingen.

Ballafaqimi i parë ka përfunduar me fitoren e zviceraneve me rezultate 3:1.

Vashat e trajnerit Edon Ibrahimit shpresojnë në përmbysjen e kësaj humbje.

Ndeshje luhet nesër (20.00) në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Fer Volley është në mesin e 32 ekipeve evropiane.

Zviceranet sot zbarkojnë në Ferizaj.

“Pas ndeshjes së parë në Zvicër që përfundoi 3:1 për ekipin e Düdingen, vajzat tona të Fer Volley janë gati për duelin e kthimit në shtëpi.

Një sfidë e madhe, një mbrëmje që kërkon zemër, pasion dhe publikun tonë pranë.

Ky është momenti ku forca e Ferizajt ndjehet më shumë se kurrë.

Ne besojmë. Ne luftojmë. Ne jemi Fer volley.

Ftojmë të gjithë dashamirët e volejbollit, qytetarët e Ferizajt dhe gjithë Kosovës të jenë pranë nesh për ta përkrahur ekipin që po përfaqëson vendin tonë në arenën evropiane!”, thuhet në njoftimin e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat