Vajza nga Kosova prek zemrat e mijëra njerëzve në Turqi 

Volejboll

Vajza nga Kosova prek zemrat e mijëra njerëzve në Turqi 

Nga: K.G. Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 15:11
Megi Bislimi

Volejbollistja e talentuar nga Kosova, Megi Bislimi, me sukses po paraqitet për ekipin e Turqisë, Eczacibasi.

Megi po tregon “muskujt” në secilën ndeshje kampionale.

Nëna e saj, ish volejbollistja Mimoza Shkodra, është krenare më vajzën që po shquhet në secilën përballje dhe po i jep siguri lojës së ekipit të saj. 

Image

Megi Bislimi, Arben Bislimi - ish basketbollist e ish volejbollist dhe Mimoza Shkodra

“Është e pabesueshme si një vajzë nga këtu, nga rrënjët tona, ka arritur të prekë zemrat e mijëra njerëzve në Turqi… 

Megi nuk është vetëm një lojtare, ajo është një fenomen që bashkon dy vende, dy kultura dhe një botë emocionuese dashurie dhe krenarie.

Pashë për së afërmi se sa shumë e duan, sa e nderojnë, sa e duartrokasin në Turqi… është më shumë se sport për një klub të madh… 

Është një mrekulli që unë si nënë e përjetoj çdo ditë me gëzim dhe mall. 

Aty flitej shumë për të, dhe nuk është vetëm emri i saj, por historia e një ëndrre të bërë realitet”, ka shkruan Mimoza në profilin e saj në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat