Me veshje kombëtare, drejton një klub në Kosovë ku 95 për qind e kryesisë përbëhet nga gratë

Volejboll

Me veshje kombëtare, drejton një klub në Kosovë ku 95 për qind e kryesisë përbëhet nga gratë

Nga: K.Goca Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 15:16
Diellza Kolgeci

Me veshje kombëtare shfaqet shpesh Diellza Kolgeci, e cila aktualisht është drejtoreshë sportive e KV Prishtina F.

Është një rast interesant në sportin e Kosovës, pasi klubi i volejbollit Prishtina F garon në Liga e Parë të Kosovës (femrat), përbëhet me 95 për qind nga gratë, ndërsa vetëm një burrë është pjesë e kryesisë.

Diellza Kolgeci, aktorja e famshme shqiptare, njihet edhe për dashurinë e saj ndaj veshjes tradicionale, të cilën e promovon vazhdimisht edhe në paraqitjet publike.

Image

Synimet e saj janë që, brenda disa viteve, së bashku me kryetaren e klubit Ganimete Gërbovci, ta rikthejë KV Prishtina F në majën e volejbollit në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat