Një lajm i mirë për komunitetin e volejbollit të Kosovës! Bahri Gjinovci me një risi 

Volejboll

Një lajm i mirë për komunitetin e volejbollit të Kosovës! Bahri Gjinovci me një risi 

Nga: K.Goca Më: 16 dhjetor 2025 Në ora: 16:52
Bahri Gjinovci

Volejbolli në Kosovë gradualisht po futet në sistemin më të avancuar sa i përket Sistemit Video Challenge.

Ky është një lloj VAR-i si në futboll, ku mundësitë janë që gjyqtarët të mos gabojnë.

Bahri Gjinovci, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, po bën një punë të madhe gjithnjë duke tentuar të rrisë nivelin e këtij sporti në çdo aspekt.

“Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) është pajisur zyrtarisht me sistemin modern Video Challenge, duke shënuar një moment historik për zhvillimin e volejbollit në vend. 

Me këtë investim, FVK bëhet federata e parë në rajon që implementon këtë teknologji të avancuar në garat elite.

Sistemi Video Challenge përfaqëson një risi të rëndësishme në volejbollin modern, duke mundësuar rishikimin e aksioneve vendimtare dhe duke rritur ndjeshëm saktësinë e vendimeve të gjyqtarëve, transparencën dhe drejtësinë sportive. 

Përdorimi i këtij sistemi pritet të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e ndeshjeve.

Ky projekt është realizuar falë financimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Sistemi Video Challenge do të përdoret në ndeshjet e nivelit të lartë dhe në përballjet më të rëndësishme që zhvillohen në Kosovë.

Me këtë hap strategjik, Federata e Volejbollit e Kosovës vazhdon të konfirmojë rolin e saj si një federatë që avancohet, e përkushtuar ndaj inovacionit, zhvillimit dhe rritjes së cilësisë së volejbollit”, thuhet në njoftimin e FVK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat