Kombëtarja e Kosovës U-18 (femrat) ka vazhduar grumbullimin përgatitor, i cili po zhvillohet në Holiday Resort, nën përkujdesjen e selektorit Adriatik Kajtazi dhe trajnerëve Valon Mustafa dhe Berat Husaj.
“Grumbullimi do të vazhdojë menjëherë pas festës së ndërrimit të moteve e vazhdon deri më 12 janar, ndërsa menjëherë pas kësaj, kombëtarja do të udhëtojë drejt Bullgarisë, ku do të marrë pjesë në Rrethin e Parë Kualifikues Zonal për Kampionatin Evropian U18 – 2026, që mbahet nga 13 – 17 janar në Bullgari.
Kombëtarja e Kosovës U18 (Femrat) është shortuar në: Grupi A: Bullgari, Greqi, Kosovë, Mali i Zi
Grupi B: Turqi, Serbi, Rumani
Ky aktivitet është pjesë e programit strategjik të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK) për zhvillimin dhe seleksionimin e volejbollisteve të reja, me fokus të veçantë në përgatitjen konkurruese dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën evropiane”, njofton FVK.