Skuadra ferizajase dominoi edhe në kryeqytet 

Volejboll

Skuadra ferizajase dominoi edhe në kryeqytet 

Më: 2 prill 2026 Në ora: 23:46
Ferizaj

Pas fitores në ndeshjen e parë, KV Ferizaj ka triumfuar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj klubit të volejbollit Prishtina 75, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të play-off-it.

Ferizaj ka fituar me rezultat 0:3 (19-25, 18-25, 22-25) ndaj Prishtinës.

Skuadra ferizajase dominoi edhe në kryeqytet, duke e mbyllur serinë çerekfinale me dy fitore dhe duke siguruar kalimin tutje në garë.

Në gjysmëfinale të play-off-it, Ferizaj do të përballet me Drita, skuadrën që e përfundoi fazën e rregullt të kampionatit në pozitën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat