Skënderbeu ekipi i parë finalist, Partizani dhe Erzeni shkojnë me ndeshje shtesë

Volejboll

Skënderbeu ekipi i parë finalist, Partizani dhe Erzeni shkojnë me ndeshje shtesë

Më: 17 prill 2026 Në ora: 12:07
Pamje na ndeshja

Skënderbeu është ekipi i parë finalist i play off-it në volejboll për meshkuj. Skuadra korçare fitoi 3-0 (25-23, 25-19, 25-21) ndaj Tiranës në gjysmëfinalen e dytë të play off, duke përsëritur rezultatin e ndeshjes së parë në kryeqytet.

Në Korçë, ekipi vendës e dominoi lojën, duke patur epërsi në të trija setet dhe e meritoi fitoren. Një rikthim në finale ky për Skënderbeun, që pati një sezon në rritje, duke synuar titullin kampion.

Në “Dhimitraq Goga”, në Durrës, ekipi i Partizanit fitoi 3-2 ndaj Erzenit në gjysmëfinalen e dytë (25-13, 23-25, 21-25, 25-15, 15-8), duke barazuar 1-1 serinë e ndeshjeve. Po me këtë rezultat pat fituar edhe Erzeni në ndeshjen e parë.

Një ndeshje emocionuese në të pesta setet, me shijakasit që ishin një set larg finales së madhe, por nuk ia dolën dot mbanë. Kampionët në fuqi të Partizanit përmbysën shifrat dhe fituan pas më shumë se dy orësh lojë.

Gjysmëfinale play-off, Meshkuj

Nd.1, Partizani – Erzeni, 2-3

Nd.1, Tirana – Erzeni, 0-3

Nd.2, Erzeni – Partizani, 2-3

Nd.2, Skënderbeu – Tirana, 3-0

Nd.3, Partizani – Erzeni

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat