Fer Volley nga Ferizaj futet në finalen e pestë për të mbrojtur titullin e kampionit, ndërsa Ferizaj për të fituar për herë të parë në histori Kampionatin e Kosovës në volejboll.
Finalja e pestë luhet nesër (20.15) në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Trajneri i Ferizajt Orlando Koja me taktikën e tij të lojës është kërcënim i madh për Fer Volleyn.
Trajneri i Fer Volley, Edon Ibraihimi, është në presion të madh. Është as në tokë as në qiell, sepse gabimi më i vogël do ta lërë duarbosh.
Nga ana tjetër, Ferizaj është i reklasuar deri në pikën e fundit, për faktin se e ka në dorë titullim e kampionit nëse luajnë sikur në finalen e katërt.
“Finalja e pestë. Gjithçka vendoset të mërkurën.
Një sezon i tërë rikapitullohet në një ndeshje të vetme, në momentin ku shkruhet historia.
Mbrëmja që do të zbulojë Kampionin e Kosovës në volejbollin e femrave për edicionin 2025/26”, shkruan në faqen e FVK-së..